106 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, 6 në respirator

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë 106 pacientë të prekur me COVID-19 të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Kjo u bë e ditur nga Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, pas një vizite që patën nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti si dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ajo tha se gjashtë nga këta pacientë janë me respirator, transmeton lajmi.net.

“106 pacientë me COVID-19 janë në Infektivë, 60-70% e tyre janë me oksigjenoterapi dhe 6 pacientë janë me respirator”, tha ajo.

Tutje e njëjta theksoi se në klinikë ka vazhdimisht ka raste të cilat lirohen në shtëpi dhe të tjerë që pranohen në këtë klinikë.

“Po i menaxhojmë të gjithë ata që kanë nevojë për hospitalizim deri më tani janë trajtuar në Klinikën Infektive, por edhe në klinikat e tjera që kanë të bëjnë me COVID-19”, shtoi drejtoresha e Klinikës Infektive.