Një turmë e madhe njerëzish kanë rrethuar në formë solidariteti një grup të muslimanëve që po faleshin në Denver Interational Aeroport.
Palwasha Khan, një banor i Kolorados, ka shpërndarë fotografitë në Facebook, ku shihen qindra njerëz që bënë mur njerëzor për të mbrojtur myslimanët që po faleshin, transmeton Mesazhi.
Palwasha shkroi në Facebook:
“Sot, ne falëm namazin në terminalin kryesor të DIA. Policia na tha se ne nuk mund të lutemi në mënyrë të hapur. Pasi kërkuam të falemi sërish, ata na thanë se nëse falemi do të arrestoheshim. Por kjo nuk na ndaloi. Ne u falëm megjithatë! Ne u lutëm për sigurinë e familjeve, miqve, komunitetit, miliona refugjatëve, të pastrehëve, të pambrojturve, të sëmurëve …. dhe kështu ndjemë mbrojtjen e të gjithë bashkëudhëtarëve. Të krishterët, Agnosticistët, hebrenjtë, të bardhët, zezakët, hispanikët, aziatikët, arabët, muslimanët e tjerë, ata të gjithë u lutën bashkë me ne për paqe. Faleminderit për secilin që na ofroi mbrojtje. Le të vazhdojmë të bashkohemi dhe të luftojmë tiraninë, pabarazinë, dhe urrejtjen”. /MESAZHI/