Maria Marghani Mohammed konsiderohet si pelegrinja më e thyer në moshë e cila mbërriti në Jeddah të Arabisë Saudite shtunën në mbrëmje për të kryer Haxhin.
Ajo është 104 vjeçe dhe vjen nga Indonezia, vendin më me shumë muslimanë në botë.
Ajo u përshëndet pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga drejtori i dhomës operacioneve në Ministrinë e Kulturës dhe informacionit Abdulkhaliq al-Zahrani, konsulli indonezian në Jeddah, Mohammed Sharif dhe shefi i misionit të pelegrinazhit indonezian, Arshad Hadia, krahas një numër i zyrtarëve sauditë, televizionit Saudit dhe disa mediave.
Maria tha se ishte shumë e lumtur që po vizitonte Arabinë Saudite dhe lavdëroi masat e lehtësuara në aeroport dhe trajtimin e mirë të të moshuarve.
Shëndeti i Marias u kontrollua nga një ekip përkatës shëndetësor pas arritjes së saj në aeroport.
Kështu, mbërritja dhe prania e saj për Haxh, për vetë moshën e thyer përbën një rekord në sferën e besimit./Mesazhi/