Kjo e enjte shënon përvjetorin e 100 kur Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në Luftën e Parë Botërore.
Deklarata e parë doli më 6 prill 1917, pasi kërkesa e Presidentit Woodrow Wilson për të hyrë në luftë me Gjermaninë u miratua nga Kongresi.
Pavarësisht nga hyrja e vonshme në luftë, 116,000 amerikanë kanë vdekur në fushën e betejës, më shumë se numri total i të vrarëve në Kore dhe Vietnam.
E njohur ndryshe si Lufta e Madhe, vrasja e Archduke Franz Ferdinand, trashëgimtar i Perandorisë Austro-Hungareze, është konsideruar gjerësisht si shkaktari i një nga konflikteve më vdekjeprurëse në botë.
E nisur në korrik te vitit 1914, Lufta e Pare boterore zgjati më shumë se katër vjet, deri më 11 nëntor 1918. Deri në fund të saj, menjehere pas nënshkrimit te Traktatit të Versajës, perandorite austro-hungareze dhe osmane pushuan se ekzistuari. /MESAZHI/