Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 10 vjet pas vrasjes së 22 vjeçarit nga Kosova, policia gjermane arreston...

10 vjet pas vrasjes së 22 vjeçarit nga Kosova, policia gjermane arreston dy persona

Dhjetë vjet kanë kaluar që prej se e qëlluan në kokë dhe e vranë 22-vjeçarin nga Kosova, Tahir A. në rajonin e Rodelheimit të Gjermanisë.

22-vjeçari, i cili ishte një shpërndarës droge, ishte gjetur i vrarë pranë bicikletës së tij në qytezën Nidda, raporton Insajderi.

E dhjetë vjet me pas, Policia e Gjermanisë ka arrestuar dy të dyshuar për këtë vrasje, raportoi sot gazeta gjermane Bild.

Gazeta, përmes një raporti të siguruar nga Policia e Gjermanisë, bën të ditur se policia ka kapur dy personat e dyshuar në muajin janar të këtij viti.

Sic shkruan Bild, Policia dhe Prokuroria gjermane i cilësojnë këta dy persona, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Tahir A.

 

Exit mobile version