Dhjetë vjet kanë kaluar që prej se e qëlluan në kokë dhe e vranë 22-vjeçarin nga Kosova, Tahir A. në rajonin e Rodelheimit të Gjermanisë.
22-vjeçari, i cili ishte një shpërndarës droge, ishte gjetur i vrarë pranë bicikletës së tij në qytezën Nidda, raporton Insajderi.
E dhjetë vjet me pas, Policia e Gjermanisë ka arrestuar dy të dyshuar për këtë vrasje, raportoi sot gazeta gjermane Bild.
Gazeta, përmes një raporti të siguruar nga Policia e Gjermanisë, bën të ditur se policia ka kapur dy personat e dyshuar në muajin janar të këtij viti.
Sic shkruan Bild, Policia dhe Prokuroria gjermane i cilësojnë këta dy persona, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Tahir A.