10 viktima dhe 417 raste të reje me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 417 raste të reja të të infektuarve me COVID -19.

Ndërsa 10 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 329 pacientë të shëruar.