10 vendet që paguajnë më shumë mësuesit

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqënies së tij.

Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit.

Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik:

10 – Kanada – Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë

9 – Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë

8 – Australia – Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë

7 – Spanjë – Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë

6 – SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë

5 – Danimarka – Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë

4 – Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë

3 – Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë

2 – Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë.

1- Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë.