10 vendet më të vizituara në botë

Plot 963 milionë njerëz kaluan të paktën një natë në një vend të huaj gjatë vitit të kaluar, kjo sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara

“Udhëtarët e botës” zgjodhën vende të ndryshme duke shkelur në pesë kontinente dhe duke vizituar vende nga Franca në Meksikë e Turqi.

Franca kryeson listën e vendeve më të vizituara në botë për më shumë se 30 vjet, shkruan Envols.

Ka diçka magjike ky vend që vazhdon të magjeps çdo udhëtari Vende me natyrë mahnitëse, qytete me kulturë dhe kulinari të pasur, aktivitete historike dhe kulturore, teatro dhe muze arti ku mund të “mbetesh peng” për orë të tëra dhe lista me motive mund të jetë më e gjatë.

Parisi, kryeqyteti i Francës e ka “zaptuar” plot stil vendin e parë, si destinacioni që ka mirëpritur më shumë se 44 milionë turistë në vitin 2022.

Ndërsa, vende të tjera që kanë ngjallur po kaq interes për turistët në Francë përfshijnë Chamonix, një resort sportiv dimëror me rrugë të mbuluara nga bora në dimër dhe verë, qyteti i vjetër Aix-en-Provence dhe Strasburgu i famshëm, i njohur për tregun mahnitës të Krishtlindjeve.

Lista me top vendet më të vizituara në botë për vitin 2023:

Franca – 75 milionë vizitorë
Spanja – 71 milionë vizitorë
Shtetet e Bashkuara – 51 milionë vizitorë
Turqia – 51 milionë vizitorë
Italia – 50 milionë vizitorë
Meksika – 39 milionë vizitorë
Mbretëria e Bashkuar – 30 milionë vizitorë
Gjermania – 29 milionë vizitorë
Greqia – 28 milionë vizitorë