10 ushtarë të FSK-së të infektuar me COVID-19, 28 të tjerë në vetizolim

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka njoftuar se duke iu referuar shifrave të 24-orëve të fundit, brenda FSK-së janë 10 pjesëtarë të infektuar.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka njoftuar se duke iu referuar shifrave të 24-orëve të fundit, brenda FSK-së janë 10 pjesëtarë të infektuar.

Ndërsa, siç tregon ai, 28 të tjerë janë të dërguar në izolim.

Quni në kanal10 ka thënë se, FSK-ja ka qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë kësaj kohe.

“Një numër i pjesëtarëve të FSK-së do të jenë në gatishmëri për të asistuar në mjekësi” ka njoftuar ai.

Ndryshe, disa mjekë dhe infermierë të FSK-së i janë bashkuar para disa ditësh luftës kundër COVID-19, teksa të njëjtit janë bërë pjesë e stafit të QKUK-së në trajtimin e pacientëve të infektuar.