-
” Në historinë e Islamit nuk ka pasur më shumë se gjashtë komentues të ëndrrave, ndërsa sot në secilën lagje kemi me dhjetëra. Në kohën tona janë shtuar ëndrrat sepse ne jemi popull i fjetur”.
-
” Sikur të mos ishin sprovat, Jusufi a.s do të mbetej i përkëdhelur në prehrin e të atit, por për shkak të sprovave ai u bë ministër”.
-
” Jetojmë në këtë botë duke i bërë mëkate Allahut xh.sh ditë e natë, thuajse ne e kemi siguruar hyrjen në xhenet. Por po harrojmë se Ademit a.s ju ndalua të qëndruarit në xhenet për një mëkat të vetëm”.
-
” I poshtëruari, bukurin e sheh si sfidë. Torollaku, mençurinë e ka armik. Dështaku, suksesin e sheh si torturë ndaj tij,… e kështu me radhë”.
-
” A të ka ndodhur ndonjëherë që të përzihen e qara dhe e qeshura? Mua më ka ndodhur dje kur po i përqafoja fëmijët pas mungesës time për një kohë, ndërkohë që dëgjova një lexues Kurani po lexonte fjalën e Allahut xh.sh: “Atë ditë kur do të ikë njeriu nga vëllai, nga nëna dhe babai, nga shoqëria dhe fëmija”.
-
“Bëhuni si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon frute”.
-
” Umeti i mbyllur është një grumbull zerosh të pavlera. Por nëse Allahu xh,sh ua dërgon një që besimtar të sinqertë, thirrës në rrugën e Allahut xh,sh, njohës të fesë dhe metodave të thirrjes, atëherë ky grumbull zerosh do të bëhet milion e miljardë kur para tyre vie njëshi”.
-
“Qetësia e besimtarit fillon me vdekjen e tij, ndërsa për pa besimtarët fillon lodhja me vdekjen e tyre”.
-
”Me të vërtetë pasuria është një rob i sinqertë, por ajo di të jetë edhe zotëri i keq. Është rob i yti nëse e shpenzon, por nëse e grumbullon dhe mërzitësh për të, atëherë do të ankohet për ty, do te të sëmurë sepse ti je bërë rob i saj”.
-
” Sikur te hynte secili prej nesh në zemrën e tjetrit do t’i vinte keq për të”.