Të paktën dhjetë palestinezë janë vrarë dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit që goditi një tendë funerali në Gazën veriore.
Stafi mjekësor në Spitalin Indonezian në Gazën veriore për Anadolu tha se u pranuan 10 trupa, si dhe më shumë se 15 të plagosur pasi sulmi kishte vënë në shënjestër lagjen Al Salateen në Beit Lahia.
Ndërkohë, dëshmitarët për Anadolu thanë se një dron izraelit goditi tendën e përcjellësve të të ndjerëve, duke rezultuar në viktima të shumta.
Dëshmitarët shtuan se të plagosurit u transportuan në spitalet në veri të Gazës.