Mënyra e jetesës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë. Nëse ndjekim një sërë rregullash për një jetesë të shëndetshme, problemet tona do të ishin të pakta. Megjithatë jo të gjithë e dinë mirë se çfarë rregullash duhen ndjekur, prandaj më poshtë do të gjeni 10 prej tyre.
- Qëndroni të hidratuar. Duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
- Ushqehuni me kujdes. Shmangni ushqimet pa vlera, të skuqura dhe të paketuara.
- Stërvituni. Duhet të ushtroheni të paktën 45 minuta për 3 ditë në javë.
- I kushtoni vëmendjen e duhur gjumit. Përpara se të shtriheni për gjumë largoni të gjitha mendimet negative dhe kujdesuni të flini mjaftueshëm.
- Mësoni të menaxhoni stresin. Nëse ndiheni të stresuar merruni me një aktivitet që u bën të lumtur dhe u relakson.
- I thoni ‘PO’ mëngjesit. Asnjëherë mos shkoni në punë ose në shkollë pa konsumuar vaktin më të rëndësishëm të ditës.
- Vizitohuni rregullisht tek mjeku. Analizat e përgjithshme duhet t’i bëni çdo 3-4 muaj. Nëse ndjeni një simptomë apo çrregullim duhet të shkoni menjëherë tek doktori.
- Kujdesuni për higjienën. Lani duart përpara se të ushqeheni dhe pasi të shkoni në tualet. Kujdesuni në veçanti për higjienën e trupit dhe rrobave.
- Thuani ‘JO’. Mos postoni ose kontrolloni rrjetet sociale pas orës 10 të darkës.
- Mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë. Shmangni jetesën sedentare. Bëni një shëtitje të shkurtër ose qëndroni disa minuta në këmbë pas dy orësh që keni qëndruar ulur./syri.net