Deti i Vdekur në fakt është liqen që ndodhet në Lindjen e Afërme por shpeshherë e quajmë det. Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripësia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-baktere. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Palestina dhe Jordania. Ai furnizohet nga lumi Jordan. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 10 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km. Thellësia e tij është 330 m.
- Në Detin e Vdekur nuk ka jetë
Për shkak të dendësisë së kripës, në këtë det nuk mund të rritet asnjë lloj peshku apo alge. Kjo është edhe arsyeja që quhet Deti i Vdekur. Pavarësisht kësaj, është një nga vendet më të jashtëzakonshëm në planet. Disa shkencëtarë kanë studiuar këtë mrekulli të natyrës dhe kanë dalë në konkluzionin se në disa kratere në fund të liqenit, arrijnë të jetojnë disa specie baktere, në kushte ekstreme.
- Deti i Vdekur nuk është det, por liqen
Teknikisht, siç mund të shihet në hartë, Deti i Vdekur nuk është gjë tjetër veçse një liqen gjigant. Ai nuk ka asnjë komunikim me detet e tjera dhe për shkak se uji i tij avullon shumë shpejt, nuk ka gjasa që të zgjerojë sipërfaqen e tij.
- Kripësia e Detit të Vdekur është 10 herë me e lartë se ajo e oqeaneve
Kripësia e këtij pellgu me ujë është me të vërtetë shumë e lartë, pikërisht për shkak të ciklit të veçantë të shiut, i cili avullon duke lënë të gjithë kripën në ujë. Teknikisht ai është duke u bërë gjithnjë e më shumë i kripur. Uji që furnizon liqenin avullon dhe kripa në fakt mbetet në pellgun gjigand. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 10 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave
- Deti i Vdekur është i kripur për shkak të shkëmbinjve
Nga ana tjetër, kripa e pranishme në këtë vend vjen nga shkëmbinjtë, të cilët janë të përbërë kryesisht nga kripa, që nuk ndryshojnë shumë nga minierat e kripës që janë gjetur në Gjermani. Shiu, i cili gjithmonë ka një komponent pak acid për shkak të substancave që gjenden në atmosferë, arrin tek shkëmbinjtë dhe i gërryen pak. Kjo nxjerr kripën, duke ndihmuar në rritjen e prezencës të saj në ujë.
- Gjendet rreth 420 metra nën nivelin e detit
Një nga kuriozitetet më të pabesueshme të Detit të Vdekur është se ai ndodhet rreth 420 metra në nivelin e detit. Ky është përcaktuar si një depresion natyror. Nëse do të ishte i mundur që ta lidhje me një det tjetër, pas disa qindra vjetësh do të shkaktohej përmbytja e shumë qyteteve rreth kësaj zone.
- Në Detin e Vdekur mund të rrihet lehtësish pezull
Ka imazhe të njerëzve që qëndrojnë lehtësisht pezull mbi ujë. Kjo vjen për shkak të dendësisë së kripës, e cila nuk e lejon trupin që të zhytet në thellësi të tij. Njerëzit mund të qëndrojnë edhe ulur në Detin e Vdekur.
- Noti është i pamundur
Të notosh në këtë det është pothuajse e pamundur. Pavarësisht kësaj, rreziku mbytjes mbetet sepse nëse ju jeni në një pozicion të çuditshëm brenda në ujë; (për shembull, me kokën poshtë), është shumë e vështirë që të rrotullohesh dhe do të keni vështirës me frymëmarrjen.
- Pirja e këtij uji është vdekjeprurëse
Uji është kaq i kripur saqë po të pihet, mund të jetë vdekjeprurës. Nëse ju keni pirë ujë deti për shkak se nuk keni ditur të notoni, është e nevojshme që të pini 4 herë më shumë ujë normal, për të ekuilibruar prezencën e kripës në gjak. Këtu duhet të pinë 40 herë më shumë ujë. Kështu që është shumë e vështirë të konsumohet kaq shumë ujë. Nëse keni pirë 100 gram ujë deti normal, do ju duhen 4 litra ujë i ëmbël për të arritur ekuilibrin. Llogariteni se sa shumë ujë do ju duhej po të pinit nga Deti i Vdekur. Është e frikshme dhe vdekjeprurëse.
2. Po zhduket dalë e ngadalë
Deti i Vdekur, në krahasim me disa vite me parë, është duke u zhdukur. Sidomos këto 50 vitet e fundit pamja e tij ka ndryshuar shumë dhe ka lidhje me ngrohjen globale. Izraeli dhe Jordania po përpiqen që të çojnë aty ujin e Detit të Kuq,që gjendet pranë, por deri më tani ky duket një projekt i largët.