Këto janë dhjetë këshilla paradoksale të shkruara nga Kent M. Keith, një shkrimtarë amerikan, në vitin 1968. Këto këshilla janë shkruar si pjesë e një broshure kushtuar drejtuesve të studentëve dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë përhapur me të madhe ndërsa njihen me emrin ‘’Këshillat Paradoksale’’ apo ‘’Kundërthënëse’’ ngase pjesa e fundit çdoherë ka shprehjen ‘’Sido që të jetë’’ apo ‘’Anyway’’.
Këshillat paradoksale janë përdorur nga shumë lider botërorë, shumë biznesmenë, shumë komandant ushtarak, politikan dhe predikues fetarë. Këto këshilla vareshin në mure të shtëpive dhe dyer të dhomave si dhe në shumë vende ku ishin të frekuentuara dhe që mund të bini në sy me lehtësi.
Në vitin 2002 autori i ka shtjelluar dhe i ka komentuar këto këshilla duke i shndërruar në libër që konsiderohet prej librave me të shitur në Amerike dhe më gjerë. Libri mbanë po të njëjtin titull ‘’Anyway’’ apo ‘’Sido që të jetë’’, e ndërsa këshillat në fjalë janë si vijon:
- Njerëzit janë të palogjikshëm, të paarsyeshëm dhe egoist por, sido që të jetë, duaj ata.
- Nëse ti vepron mirë njerëzit do te të akuzojnë për motive të fshehta, të quajnë edhe egoistë por, sido që të jetë, bëju mirë.
- Nëse ju jeni të suksesshëm do të fitoni shoqëri joreale dhe armiq të vërtetë por, sido që të jetë, tregohu i suksesshëm.
- Të mirat që ju bëni sot do të jenë të harruara nesër por, sido që të jetë, bëjë mirë.
- Sinqeriteti dhe ndershmëria të bëjnë çdoherë cak të sulmeve por, sido që të jetë, bëhu i sinqertë dhe i ndershëm.
- Njerëzit e mëdhenj, meshkuj apo femra, si dhe njerëzit me ide të mëdha mund të jenë të goditur nga njerëzit e vegjël, meshkuj apo femra, dhe nga njerëzit me mendje të vogla por, sido që të jetë, bëhu i madh.
- Njerëzit i duan të dobëtit përkundër kësaj pasojnë të fuqishmit por, sido që të jetë, çdoherë lufto për të dobtit.
- Ajo që ke shpenzuar për të ndërtuar për vite të tëra mund të shkatërrohet për një natë por, sido që të jetë, ndërto.
- Njerëzit janë mase të nevojshëm për ndihmë por mund te të gjykojnë nëse ti u ndihmon atyre, sido që të jetë, ndihmoju njerëzve.
- Dhuroja botës me të mirën që ke e ndërsa ti do të marrësh goditje në fytyrë por, sido që të jetë, dhuroja botës me të mirën që ke.
Përktheu: Artan Musliu