Ballina Arritje Dizajn 10 keshilla per nje kopsht te mrekullueshem (Foto)

10 keshilla per nje kopsht te mrekullueshem (Foto)

Kopshti eshte pjesa me e bukur e shtepise, edhe pse eshte jashte saj. Pavaresisht nese kopshtin e keni perpara apo prapa pamjes se shtepise, ai eshte tejet i rendesishem per qetesine tuaj shpirterore.

Puna ne kopesht ju clodh psiqikisht, dhe ju jep energji per punen tuaj te perditshme. Por cka nese kopshti juaj nuk po lulezon ashtu si doni ju? Merrni parasysh keto keshilla.

  1. Mihja e kopshtit eshte tejet e rendesishme, sepse e rigjalleron gjelbrimin.
  2. Merrni ne konsiderate nese duhet te mbillni barin e ri.
  3. Mos i ujitni lulet dhe barin kur temperaturat jane tej mase te nxehta. Preferohet qe ujitja te behet ne mengjes dhe ne mbremje, dhe me sasi te bollshme te ujit.
  4. Sa me shpesh preni barin apo murin e gjelber, aq me shpejt do te rigjallerohet kopeshti. Gjate prerjes se barit preferohet qe mbetjet te lihen ne toke, pasi ato shnderrohen ne pleh. E njejta vlene per ndonje gjethe peme te rene ne toke.
  5. Perdorimi i plehut organik eshte tejet e rendesishme per ushqimin e kopshtit dhe luleve ne vecanti. Keni parasysh qe luleve mund t’ua ktheni edhe mbetjen e cajit apo kafes, dhe ai ka efekt te plehit.
  6. Nderrimi i vendit te vazove te levizshme mund te kryej pune nese e shihni se ato nuk po gjallerohen. Per me pak se nje jave mund ta vereni ndryshimin e luleve.
  7. Mos i mbillni llojet e ndryshme te luleve ne nje vend, por mundohuni ti diferenconi nga pak.
  8. Lulet mund ti mbillni edhe ne dicka kreative, e jo vetem ne vazo… Shembull – ne nje dru te vjeter si fotoja e meposhtme!
  9. Asnjehere mos e leni kopshtin tuaj pa barishte te shendetshme si menteja, magdanozi apo origano. Ato nuk zene shume vend, jane te kendshme, dhe i japin arome kopshtit
  10. Kopshti punohet me dashuri, dhe dashurine e kthen ne gjelberim! /MESAZHI/                                                                                                                                                                                                
     
Exit mobile version