10 arsyet se pse duhet që fëmija të mësojë një gjuhë të dytë

Ja 10 arsyet se pse duhet që fëmija të mësojë një gjuhë të dytë

Ndërton një Themel të Qëndrueshëm

Të mësuarit e një gjuhe të dytë mund të sjellë kuptim më të madh dhe ndoshta do të përmisojë zotërimin e gramatikës së gjuhës së parë. Të dish sesi funksionon një gjuhë tjetër të inkuajon të shohësh nga afër mekanizmat e gjuhës sonë.

Përforcon Trurin

Kërkimi në efektet e bilingualizmit tek fëmijët sugjeron se të ekspozuarit në më shumë se një gjuhë është një mënyrë e shkëlqyer për të përkulur dhe ndërtuar këto muskuj të trurit! Në një studim të raportuar në ‘Nature’,fëmijët bilingual tregojnë një dendësi të konsiderueshme më të madhe  të “materies gri” në trurin e tyre.

Ndërton Konfidencën

Të mësuarit e një gjuhe të re është një eksperiencë e dobishme në mënyrë unike në çdo moshë. Meqenëse të mësuarit e një gjuhe është intuitive dhe natyale për fëmijët, lehtësia dhe kënaqësia e kësaj eksperience mund të përforcojë konfidencën e tyre dhe të ushqejë dëshirën e tyre për të mësuar më shumë.

Përmirësoni Performancën Akademike

Raporte të ndryshme kanë treguar se studentët të cilët kanë studiuar një gjuhë të huaj performojnë shumë më mië në shumë teste standartizuese sesa bashkëmoshatarët e tyre që flasin një gjuhë.

Forcon Aftësinë e të Lexuarit

Një studim i Universitetit të Jorkut (Kanada) sugjeron se njohja e një gjuhe të dytë tek fëmijët bilingual u jep atyre avantazhin e të mësuarit të të lexuarit. Të aplikuarit e njohurive dhe përvojave të një gjuhe tek tjetra përveç se u jep një eksperiencë më të gjerë, u jep atyre edhe një avantazh në lexim.

Të Ngjiturit në Majë

Meqenëse pranimi në kolegj po bëhet çdo herë e më shumë konkurues, të njohurit e një gjuhe të dytë ose të tretë e forcon rezymenë e aplikantit. Në një treg gjithnjë e më global të diturit e shumë gjuhëve është një avantazh i madh.

Çfarë po Thoje…?

Fëmijët janë të pështatur në mënyë unike ndaj dallimeve në ton dhe tingull, duke e bërë më të lehtë për ta të imitojnë thekset. Veshët e tyre të ndjeshëm i ndihmojnë ata të kapin dhe të kopjojnë tingujt e ndërlikuar që shpesh janë të vështirë për njerëz më të rritur. Të nisurit herët i ndihmon fëmijët tuaj të flasin lehtësisht dhe me besim.

Zgjeron Horizontet

Të shkuarit jashtë vendit dhe të ndjerit rehat me gjuhën e destinacionit tuaj ju ndihmon të ndiheni sikur jeni pjesë e kulturës dhe jetës së përditshme, jo thjesht një vizitor që po kalon.

Këto Ishin Ditët                                                                                                              Kur një i afërm i juaj vjen t’ju vizitojë nga larg (ose nëse ju takoni dikë nga përtej oqeanit), ju mund të flsini me ta në gjuhën e tyre amtare – duke ndërtuar kështu një urë lidhëse me atë person, trashëgiminë dhe historinë që ai prezanton. Është një mënyrë fantastike për të mbajtur gjallë kujtime, histori dhe tradita.

Bëjeni pjesë të Familjes

Të mësuarit e një gjuhe së bashku si familje është diçka që ju mund ta bëni në shtëpi, në kohën tuaj të lirë. Filloni herët!