Policia britanike arrestoi 3 persona të dielën, pasi një makinë shpërtheu jashtë një spitali në Liverpool, ku vdiq një burrë dhe u plagos një tjetër.
Të arrestuarit e moshës, 29, 26 dhe 21, u arrestuan në zonën Kensington të qytetit veriperëndimor dhe dyshohet se mund të kenë organizuar një sulm terrorist.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 11 të mëngjesit të së dielës, koha kur njerëzit në të gjithë Britaninë e Madhe kujtojnë të vrarët në luftëra.
Kryeministri Boris Johnson tha në Twitter: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga incidenti i tmerrshëm në Liverpool sot. Dua të falënderoj shërbimet e urgjencës për reagimin dhe profesionalizmin e tyre të shpejtë dhe policinë për punën e vazhdueshme në hetim”.
Ndërsa Sekretarja e Brendshme, Priti Patel deklaroi se “po ndiqte rregullisht zhvillimet për incidentin e tmerrshëm”. /euronews