1 mijë e 951 persona janë aktiv me virusin COVID-19, nga gjithsej 4 mijë e 100 të infektuar

Një gjendje aspak e lehtë për t’u përballuar është shkaktuar së fundi në vend si pasojë e pandemisë COVID-19.

Vetëm mbrëmë u konfirmuan 214 raste të reja të prekur me këtë virus. Nga 4 mijë e 100 të infektuar në vend,  por qytetarë aktiv me këtë virus janë 1 mijë e 951.

4 persona të tjerë humbën jetën në 24 orëshin e fundit në vend, duke quar kështu numrin e viktimave në 86 gjithsej, raporton Indeksonline.

Nga shumë persona të cilët u prekën me këtë pandemi, janë shëruar gjithsej 2 mijë e 63 raste.

Kosova vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, teksa së fundi autoritete përgjegjëse vendosen edhe disa masa të reja në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.

Nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë porositur përsëri qytetarët që të ruajnë veten, të afërmit dhe të tjerët duke mbajtur distancën, të vendosin maskën dhe të mbajnë higjienën.