1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

A laboratory technician wearing full PPE (personal protective equipment) cleans a test tube containing a live sample taken from people tested for the novel coronavirus, at a new Lighthouse Lab facility dedicated to testing for COVID-19, at Queen Elizabeth University Hospital in Glasgow on April 22, 2020. - The laboratory is part of a network of diagnostic testing facilities, along with other Lighthouse Lab sites in Milton Keynes and Cheshire, that will test samples from regional test centres around Britain where NHS staff and front-line workers with suspected Covid-19 infections have gone to have swabs taken for testing. (Photo by Andrew Milligan / POOL / AFP) (Photo by ANDREW MILLIGAN/POOL/AFP via Getty Images)

Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 56 raste të reja me COVID-19, ku në total që nga paraqitja e dy rasteve të para të të infektuarve me këtë virus, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 814.

E nga ky numër, janë 13 mijë e 856 persona të cilët janë shëruar nga virusi korona. Derisa, janë edhe 630 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19, janë në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Ndërsa, 16 raste pozitive me COVID-19 janë nga komuna e Prishtinës, 11 nga Peja, 8 nga komuna e Gjilanit, 3 nga komuna e Deçanit, po ashtu me nga tre raste pozitive janë dhe komuna e Ferizajt, Fushë Kosovës, e Gjakovës, kurse, në komunë e Istogut janë shënuar dy raste pozitive, po ashtu edhe në Suharekë dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Raste pozitive pati edhe në Drenas, Malishevë, Obiliq, Malishevë, Prizren e Viti. Ku në secilën nga këto komuna ishte vetëm nga një rast.