Ka arritur në 47 mijë e 203 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, përderisa janë regjistruar 1 mijë e 220 viktima.
Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më tani janë gjithsej 47 mijë e 203 persona të infektuar, shkruan lajmi.net.Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 1 mijë e 220, kjo pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 ratse të vdekjes.I NGJAJSHËM1 MIJË E 203 TË VDEKUR NGA COVID-19“Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, ka bërë të ditur IKSHPK.Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë e 637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 346.