1 Maji nëpër botë. Jelekverdhët marshojnë në Paris bashkë me sindikatat

Qindra demonstrues, shumica jelekëverdhë, u mblodhën nën një atmosferë të qetë në Montparnasse, të Parisit përpara marshimit të organizuar nga sindikatat.

Në këtë mënyrë e shënojnë parizjenët 1 Majin. Autoritetet paralajmëruan me herët për mundësinë e tensionimit të situatës pasi krerët e lëvizjes së jelekverdhëve e refuzuan të zemëruar paketën e uljes së taksave të propozuar nga Emmanuel Macron.

Ndërkohë, themeluesi i Frontit Nacional Antiemigracionit, Jean-Marie Le Pen, ashtu siç bën prej vitesh në këtë ditë, vendosi një kurorë me lule poshtë statujës së Zhan Darkes, ndërsa tërheq vëmendjen dhe një herë tek ndjenjat nacionaliste.

Ditën e punëtorëve, mijëra filipinas e pritën me protesta dhe djegien e një kukulle gjigante, shëmbëlltyre të presidentit Rodrigo Duterte. Tubuesit shprehën pakënaqësinë e tyre me impaktin e politikave të tij ekonomike mbi shtresën e varfër të vendit.

“Do të vazhdojmë t`i bëjmë thirrje kësaj qeverie që të na garantojnë një rrogë dhe një jetesë të arsyeshme, jo vetëm ne mësuesve, por të gjithë punëtorëve të këtij vendi, në mënyrë që të arrijmë t`i mbijetojmë inflacionit në rritje”, tha Alex Legaspi, protestues.

Të organizuar nga grupet sindikaliste dhe aktivistë, njerëzit mbushën sheshin qendror të Seulit me thirrjet për përmirësimin e kushteve të punës. Në do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona të punës derisa t`i arrijmë ato, tha për Al Jazeerën njëri prej pjesëmarrësve në tubim. Presidenti liberal Mun Xhae Inka ka propozuar një axhendë miqësore për punëtorët, e cila redukton orët e gjatë të punës dhe zgjidh problemet e pabarazisë së pagave, por shumë prej zotimeve të tij nuk janë vënë ende në jetë.

Në Turqi, protestat në sheshin Taksim të Stambollit morën kthesë të dhunshme e gati 20 vetë përfunduan në prangat e policisë.