Në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë një protestë më 1 maj.Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se protesta fillon para BSPK-së nga ora 10:00 dhe marshon deri te sheshi “Skënderbe”, ku edhe do të lexohen kërkesat e kësaj sindikate.
Po këtë ditë më 1 maj, Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, nga ora 11:00 do të protestojë para selisë së Ministrisë së Kulturës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre.