“1.2 miliard fëmijë në botë jetojnë në rrezik”

Në raportin e organizatës ndërkombëtare “Save the Children” thuhet se më shumë se gjysma e fëmijëve në botë ndodhen në rrezikun e varfërisë, konflikteve dhe diskriminimit ndaj vajzave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit 1 miliard fëmijë jetojnë në shtete ku ka rrezik të varfërisë, 240 milionë në shtete ku ka rrezik të konflikteve ndërsa 575 milionë vajza në shtete ku ka rrezik të diskriminimit ndaj vajzave. Në raport thuhet se 1.2 miliard fëmijë ballafaqohen me të paktën njërën prej këtyre 3 rreziqeve kurse 153 milionë fëmijë nga gjithsej 20 shtete ballafaqohen me të tri llojet e rreziqeve.

Më tej thuhet se statistikat janë në gjendje më të mirë në krahasim me ato të vitit të kaluar. Lidhur me arsyen për rritjen e rreziqeve theksohet mosarritja e shpejtë e ndihmave në vendet e duhura.

Ndërkohë në hulumtimin e zhvilluar në bazë të shteteve, 5 shtetet më të suksesshme në mbrojtjen e fëmijëve, sipas renditjes janë Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.