Bitcoin ra deri në 97,200 dollarë vetëm dy ditë pasi shënoi rekordin 108 mijë dollarë. Kriptomonedha më e madhe në botë ka rënë me 7 përqind brenda ditës por altcoin-et e tjera patën humbje edhe më të mëdha.
Çmimet e kriptomonedhave ranë përsëri ditën e Enjte me Bitcoin dhe asetet e tjera të cilat patën humbje të mëdha ndërsa tregu po korrigjohet që prej ditës së Mërkure pasi Bitcoin preku një rekord të ri.
Bitcoin ra deri në 97,200 dollarë vetëm dy ditë pasi shënoi rekordin 108 mijë dollarë. Kriptomonedha më e madhe në botë ka rënë me 7 përqind brenda ditës por altcoin-et e tjera patën humbje edhe më të mëdha.
Ethereum ra me 12 përqind në 3,422 dollarë ndërsa XRP me 11 përqind në 2.22 dollarë.
Ndërkaq kriptomonedha meme më e madhe në botë Dogecoin kolapsoi me 20 përqind brenda ditës në 0.31 dollarë. Solana ra nën 200 dollarë duke humbur 12 përqind të vlerë në 191 dollarë.
Sipas të dhënave të CoinGecko mbarë tregu ra me 9 përqind. Rreth 1.17 miliardë dollarë pozicione long dhe short u likuiduan brenda ditës me Bitcoin që udhëheq në 241 milionë dollarë luikudime sipas CoinGlass.