https://youtu.be/U9G3GKo_6dE

Duke parë trafikun e stërngarkuar në vitet e fundit, ndërtimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve është parë si domosdoshmëri. Më tepër se shkarkim i ngarkesës për këmbësorët, nënkalimet janë bërë vatra të papastërtisë, që më tepër ngjasojnë në deponi mbeturinash sesa kalim për njerëzit.
Nënkalimet nëpër lagjet e Prishtinës, kryesisht në lagje më periferike janë tepër të dëmtuara dhe të ndotura. Edhe mbikalimet, përvec se janë të shndërruar në “kontejner alternativ” atyre u mungon edhe infrastrukturë e qëndrueshme, dhe paraqesin rrezik shtesë për këmbësorët.
Prandaj duke e pasur të pamundur të kalojnë rrugën direkt për shkak të rrezikut dhe dënimeve, dhe në anën tjetër duke mos pasur zgjedhje tjetër përvec se të kalohet nëpër to, qytetarët detyrohen të mbyllin sytë dhe hundën dersa të kalojnë nga njëra anë te tjetra anë e nën apo mbikalimit. /MESAZHI/