​Xhinxheri e disa ushqime tjera për bark të sheshtë

Mund të ndiqni një regjim të rregullt dhe të shëndetshëm ushqimor, mund të ushtroheni e sërish të zgjoheni në mëngjes me barkun e fryrë.

Nëse ndiqni disa këshilla dhe konsumoni ushqimet në mbrëmje, në mëngjes do të zgjoheni me barkun e sheshtë.

Spec djegës

Përfshini specin djegës në vaktin e fundit dhe enzima aktive kapsaicina do të reduktojë gazin në zorrë, do të përshpejtojë procesin e tretjes dhe do të reduktojë fryrjen duke vrarë bakteret që shkaktojnë këtë shqetësim.

KOS

Kosi është i pasur në probiotikë dhe baktere të mira që ndihmojnë sistemin gastrointestinal për të përthithur maksimalisht vlerat ushqyese.

Xhinxheri

Është gjithashtu një erëz me veti antiinflamatore dhe antibakteriale që ndihmon trupin të shpërbëjë proteinat.

Pirja e një filxhan çaji me xhinxher përpara gjumit mund të relaksojë muskujt duke shmangur gazrat dhe fryrjen.

Banana

Përmban kalium, minerali që “sheshon” barkun./Mesazhi/