​Tre shqiptarë me koronavirus në Indonezi, njëri prej tyre ka vdekur

Në Indonezi janë tre shqiptarë të cilët janë identifikuar si të prekur me koronavirus.

Sipas burimeve nga Ora News nga ministria e Jashtme bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve është akoma i panjohur.

Ndërkohë, po nga këto burime mësohet se njeri prej tyre ka vdekur.

Ai është një i moshuar 84-vjeçar.

Nga ana tjetër, po priten të dhënat zyrtare të të prekurve nga Ministria e Jashtme indoneziane.