​Shpërthen vullkani në Islandë

Një vullkan ka shpërthyer në jug-perëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik.

Sipas zyrës meteorologjike të vendit, bëhet fjalë për një çarje 500-700 metra të gjatë në Fagradasfjall, në gadishullin Reykjanes. Shpërthimi i fundit atje është regjistruar rreth 800 vite më parë.

Islanda ka regjistruar më shumë se 40 mijë tërmete tre javët e shkuara. Në 2010-ën, shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajökull, bëri që të ndalej trafiku ajror në gjysmën e Evropës. Sidoqoftë, shpërthimi në Fagradalsfjoll, nuk pritet të nxjerrë aq shumë hi dhe tym, ndaj aviacioni nuk duhet të preket.

Zyra meteorologjike e Islandës thotë se shpërthimi në Fagradalsfjoll nisi rreth orës 20.45 minuta të së premtes dhe më pas u konfirmua edhe përmes kamerave dhe satelitëve. Një helikopter i rojës bregdetare është dërguar për të vëzhguar zonën rreth 30 km larg Reykjavikut.

Më pas ai dërgoi edhe imazhet e para të llavës që rrëshkiste poshtë pas shpërthimit.

Një tërmet me magnitudë 3.1 u regjistrua 1.2 km larg Fagradalsfjollit, vetëm pak orë më herët. Islanda përjeton shpesh dridhje toke pasi ajo ndodhet mbi kufijtë e dy pllakave tektonike që shtyhen në drejtime të ndryshme. /KNews