​Shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, sot në Kosovë mbahen aktivitete të shumta, të organizuara nga SBASHK-u, komunat, shkollat dhe institucione tjera.