​Ramos thyen heshtjen

Shumë reagime ka pasur në lidhje me shkarkimin e papritur të trajnerit spanjoll.

Kapiteni i kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, ka reaguar përmes një postimi në rrejtët sociale pas shkarkimit të Julen Lopeteguit dhe emërimit të Fernando Hierrors në vend të tij.

“Ne jemi Kombëtarja, e përfaqësojmë emblemën, ngjyrat dhe vendin. Përgjegjësia dhe përkushtimi janë me ju dhe për ju. Dje, sot dhe nesër gjithmonë të bashkuar”, ka shkruar ai.

Në arsyetimin e Luis Rubiales, president i Federatës spanjolle thuhet se ata nuk kishin qenë në dijeni dhe e kishin kuptuar se Lopetegiu do t’i bashkohej Real Madridit vetëm pesë minuta para se njoftimi të bëhej publik.