Ballina Lajmet Kosovë ​Punëtorët teknikë në grevë, Zemaj e Krasniqi në takim me SPSPK-në

​Punëtorët teknikë në grevë, Zemaj e Krasniqi në takim me SPSPK-në

Ka nisur takimi në mes ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, (SPSPK) Jusuf Azemi dhe drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Ky takim po mbahet pas hyrjes në grevë të punëtorëve teknikë të spitaleve të vendit, përveç QKUK-së, si pasojë e mos realizimit të kërkesës së tyre për pagesë shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe afro 2000 punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës sot do të hyjnë në grevë, pas mos realizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga Qeveria, ashtu siç janë paguar kategoritë tjera në sektorin e shëndetësisë.

Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi dje ka bërë të ditur se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë.

Ai thotë se pronarët e kompanive nuk duhet t’iu bëjnë presion punëtorëve për mbajtjen e grevës, pasi punëtorët janë duke kërkuar të drejtat e tyre.

Exit mobile version