​Pas më shumë se dy muaj, besimtarët iu kthehen xhamive

Pas më shumë se dy muajve, me vendim të ri qeveritar, sot janë hapur xhamitë në tërë vendin.

Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Në hyrje të Xhamisë së Madhe në Prishtinë janë vendosur dezinfektues, e rekomandime që tregojnë se besimtarët myslimanë duhet të jenë të pajisur me maska.

Gjithashtu ata që kanë ardhur të falin namazin e drekës po mbajnë distancën sociale prej dy metrave.

Besimtarët myslimanë do të mund që pesë kohët e namazit dhe të xhumasë t’i falin nëpër xhami.

Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë.