​Mavraj flet për shortin e Shqipërisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pret që Shqipëria dhe Kosova të bëjnë mirë në Ligën e Kombeve
Shqipëria do të jetë në grup me Skocinë dhe Izraelin në Ligën e Kombeve. Mërgim Mavraj, i cili aktivizohet në Gjermani me Hamburgun, e konsideron këtë mundësi si një borxh që duhet shlyer ndaj tifozëve.

“Kemi një borxh për të shlyer ndaj tifozëve, pas asaj që ndodhi në kualifikueset e shkuara. Duhet të fitojmë patjetër. Me Skocinë është një ndeshje e madhe, pasi luajmë për herë të parë me një skuadër britanike. Besoj se do të kemi shumë tifozë shqiptarë atje, që vijnë nga e gjithë Britania. Besoj se do t’ia dalim. Shpresoj që të mos kemi të njëjtin gjyqtar që kishim në ndeshjen me Izraelin. Almokohen është një mesfushor i Izraelit, e kam mik. Por nuk besoj se na duhet, ne jemi të fortë mjaftueshëm për ta mundur Izraelin”, thotë Mavraj.

E veç Shqipërisë, ai flet edhe për shortin e Kosovës, e cila në grup ka Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

“Kosova nuk ka rritur ende në nivelin tonë dhe normale që do të ketë kundërshtarë më të fortë. Besoj se edhe Kosova do të ketë mundësi që të bëjë më mirë dhe ashtu si për Shqipërinë, urojmë më të mirën edhe për ta”, deklaroi Mavraj.