Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit me COVID-19 në Maqedoninë Veriore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara.
Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.
Numri total i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, që nga shpërthimi i pandemisë, ka arritur në 11.399, prej tyre 7480 janë shëruar dhe 517 persona kanë vdekur. Për momentin janë 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.