Ballina Lajmet ​Kongo shpall fundin e epidemisë së Ebola

​Kongo shpall fundin e epidemisë së Ebola

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos sot shpalli fundin e epidemisë së ebolës, e cila besohet se ka marrë jetën e 33 personave gjatë 42 ditëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet kongoleze vepruan pas shpërthimit të ebolës, vatra kryesore e të cilës ishte në veriperëndim të Kongos.

Ebola e cila këtë vend afrikan ka prekur edhe në vitet e kaluar, këtë vit ishte shfaqur nga prilli.

Exit mobile version