​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.032 të infektuar, 29 vdekje dhe 789 të shëruar

Kosova dje nuk shënoi asnjë rast të ri me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe katër pacientë të prekur me COVID-19, duke çuar kështu totalin në 789.

Nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, sot për herë të parë pas 13 marsit, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rasti i ri me COVID-19.