Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 numri i të infektuarve me këtë virus deri tani ka shkuar në 36 mijë e 253.
Nga 36 mijë e 253, janë 22 mijë e 137 që janë shëruar nga COVID-19.Ndërkaq janë edhe 948 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
E sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë 13 mijë e 168 raste aktive me COVID-19.“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.