Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, të shoqërura edhe me bubullima. Në fillim të javës së ardhshme pritet qe vransirat gradualisht do të shpërndahen, të hënën paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit në fundjavë mund të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, e më pas edhe të rriten. Minimalet mund të sillen nga 10C deri në 17C, e maksimalet të zbresin nga 28C deri në 19C.
Të dielen, e nga e hëna pritet të rriten në 22C, deri në 30C, të mërkurën. Gjithashtu pritet te fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike pritet të shënojë rritje mbi vlera normale./Mesazhi/