​Zemaj i bindur që gjatë këtij muaji në Kosovë arrijnë vaksinat antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur i bindur se vaksinat anti-COVID19 gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë.

Zemaj deklaroi se tashmë janë duke u bërë një përgatitje më intensive për vaksinim edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë QKMF.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për medie në të cilën u bë e ditur se 520 specializantë që kishin nisur specializimin me vetëfinancim do të subvencionohen nga qeveria e Kosovës.

Ai tha që kjo mbështetje po bëhet me qëllim që tu jepet mundësi mjekëve dhe të rinjve për zhvillim specialistik.