Ballina Lajmet ​Shkon në 7 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e...

​Shkon në 7 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njoftoi se nga gjithsej tetë pacientët e testuar gjatë pasdites të së hënës, tre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut tashmë ka shkuar në 7.

Gjithashtu u konfirmua rasti i katërt me koronavirus, respektivisht infektimi i drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës.

Për shkak të saj 193 persona të tjerë vendosen në izolim shtëpiak, 103 prej të cilëve pjesëmarrës në një konferencë të mjekëve dermatologë ku ishte prezent drejtoresha.

< p>Ajo së fundmi ishte kthyer nga Italia dhe për pesë ditë ka vazhduar punën në Klinikë e Dermatologjisë.

Exit mobile version