​Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përmbyllet me manifestimin Nata e Zjarreve.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës.

Kujtojmë se ky është përvjetori 23-të i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe Nata e Zjarreve është bërë rit tradicional.

Liderë e përfaqësueses të shumtë politikë kanë vizituar Prekazin për t’i nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.