Ballina Ekonomi ​Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente

​Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente

Ministri i Financave ka marr vendim për aprovimin aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, ku sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente.

Ky është njoftimi i plotë i MFT-së:

Në mbështetje të nenit 8, paragrafi 1.4, të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, të Vendimit pikës 2 të 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Financave dhe Transfereve, mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, ku sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.

Exit mobile version