Zyrtarizohet – Wilder e Joshua ndeshen për titull

Përballja e shumëpritur në mes Deontay Wilder dhe Anthony Joshua, më në fund është konfirmuar se do të ndodh.

Të dy boksierët i kanë pranuar kushtet që meçi në fjalë të mundësohet dhe si do të zhvillohet në vjeshtë të këtij viti në Britani.

“Jemi pajtuar me kushtet dhe promotori i Joshua, Eddie Hearn na ka bërë të ditur se meçi do të ndodh në Briatni”, deklaroi Shelly Finkel, menaxher i Deontay Wilder.

Finkel ka bërë të ditur po ashtu se, edhe klienti i tij, Wilder, ka pranuar kushtin që meçi të zhvillohet në Britani dhe i ka dërguar e-mail Joshua të dielën mbrëma për ta konfirmuar.

Në të njëjtën kohë është konfirmuar edhe se meçi i mundhsëm i revanshit, do të zhvillohej në SHBA, por data e saktë ende nuk është bërë e ditur.

Fituesi i kësaj përballjeje do të bëhet kampion në peshat e rënda i titujve që i posedon Anthony Joshua, IBF, WBA, WBO dhe IBO, e po ashtu edhe të titullit që zotëron Deotnay Wilder, ai i kampionit në WBC.

Ky meç pritet të jetë njëri ndër meçet më të mëdhenj ndonjëherë dhe interesimi do t`jetë shumë i madh për të.

Wilder deri më tani ka 40 fitore, prej të cilave 39 me nokaut, kurse Joshua 21 fitore dhe asnjë humbje, 20 me nokaut.