Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes: Serbia ka financuar hoxhallarë në Kosovë

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka thënë se është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa nga hoxhallarët në Kosovë. Këtë, Abazi e shkroi përmes një statusi në Facebook, ku foli për komentin e Sadri Ramabajës lidhur me iftarin, e për të cilin tha se komenti i tij ka qenë i nxituar, ‘jo shpjegues dhe ka lënë hapësirë për keqkuptime që mund t’i ketë bërë njerëzit të ndihen keq…’

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, përmes një statusi tha se është fakt se Serbia ka financuar dhe kontrolluar hoxhallarë në Kosovë, kështu duke thënë se “ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët… janë të tillë”.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij:

Është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa hoxhallarë në Kosovë, dhe çdo shqiptar myslyman duhet të jetë i vetëdijshëm se ende mund të ketë hoxhallarë të tillë, por ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët apo myslymanët janë të tillë.