Zyrtari i lartë mbulohet me kritika pse e preku Mbretëreshën Elizabetë

Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, David Johnston ma marrur një lumë kritikash pasi ka shkelur protokollin mbretëror britanik, duke e prekur në bërryl Mbretëreshën Elizabetë.

Por ai e arsyetoi “prekjen” duke thënë se ishte i shqetësuar se Mbretëresha ishte duke “u rrëzuar”.

Në një klip të regjistruar dhe të trasmetuar gjerësisht, Johnston shihet duke e kapur për krahu monarken, komunikimi me të cilën ka rregulla strikte.

Edhe pse familja mbretërore thotë se nuk ka kode obligatore rreth sjelljes gjatë takimit me monarken, prekja e saj apo shtrëngimi i duarve me të gjeneron tituj gazetash. /MESAZHI/