Zyrtarët që shpenzuan në kurriz të qytetarëve/ Shuma marramendëse që MTI shpenzoi për derivate

Keqpërdorimi me vetura zyrtare ka qenë një dukuri që nuk ka pasur përmirësim as gjatë Qeverisë Haradinaj.

Qindra raportime janë bërë se si në mesnatë zyrtarët e shtetit kanë shëtitur me vetura zyrtare rrugëve të Kosovës, bile në shumë raste ato janë përdorur edhe për nevoja personale/familjare.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka medaljen “e artë” sa i përket shpenzimeve të bëra gjatë dy vite qeverisje.

Në posedimin e dokumentit zyrtar që ka qasje lajmi.net thuhet, se ministria Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Endrit Shala, ka bërë shpenzime marramendëse edhe sa i përket kostos për derivate të naftës.

Gjatë periudhës kohore 2018/2019, ministria ka shpenzuar hiç më pak se 70 mijë euro.

Shpenzimet e karburanteve për vitin 2018 janë 39,194.46 euro.

Shpenzimet e karburanteve për vitin 2019 janë 30,976.17 euro.

Lajmi.net raportoi lidhur me shpenzimet e përgjithshme të zyrtarëve të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për shpenzimet në udhëtime zyrtarë.