Zyrtarët e PDK-së, që kanë marrë detyra nga kryesia e re

PDK-ja zgjodhi nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e departamenteve – figura të reja marrin përgjegjësi në parti

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili – Sekretar i përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, Nënkryetar;
Shaqir Totaj, Nënkryetar;
Abelard Tahiri, Udhëheqës i departamentit për çështje organizative;
Betim Gjoshi, Udhëheqës i departamentit për çështje elektorale;
Blerand Stavileci, Drejtor ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, Udhëheqës i Departamentit për politika programore;
Enver Hoxhaj, Udhëheqës i departamentit për marrëdhënie ndërkombëtare;
Elmi Reçica, Udhëheqës i departamentit për çështje të diasporës;
Sami Lushtaku, Udhëheqës i departamentit për vlera të luftës;
Xhavit Haliti, Udhëheqës i departamentit për grupe të interesit;
Migjen Kelmendi, Udhëheqës i departamentit për media dhe rrjete sociale;
Muzafer Shala, Udhëheqës i departamentit për rini dhe inovacion;
Safete Hadërgjonaj, Udhëheqëse e departamentit për financa dhe anëtarësi;
Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, Udhëheqëse e departamentit e çështjeve gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lart demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.