Zyrtare: Zinedine Zidane është kthyer në Real Madrid si menaxher

Trajneri i futbollit dhe ish-lojtari i njohur Zinedine Zidane është kthyer në Real Madrid si menaxher, tha klubi spanjoll i futbollit në një deklaratë.

“Bordi i Drejtorëve e ka emruar Zinedine Zidane si trajnerin e ri të Real Madridit deri më 30 qershor 2022.”

Zidane, i cili fitoi tre titujt e fundit të Ligës së Kampionëve me klubin, është kthyer vetëm nëntë muaj që kur ai u largua nga klubi, duke pretenduar se klubi kishte nevojë për një “zë ndryshe”.