Zyrtare: Të gjitha ndeshjet e Serie A shtyhen për një ditë tjetër, edhe derbi Milan – Inter

Vdekja e kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori ka prekur të gjithë në Itali.

Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që të gjitha ndeshjet që ishin në program për ditën e sotshme të shtyhen për një ditë tjetër.

Madje edhe derbi i shumëpritur, Milan – Inter, që ishte i paraparë të zhvillohet nga ora 20 e 45.

Përvec derbit, sot janë shtyrë edhe ndeshjet si: Genoa – Cagliari, Atalanta – Sampdoria, Benevento – Verona, Chievo – Sassuolo, Torino – Cutrone dhe Udinese Fiorentina.